Fourth Wave NGO

Përbërja e organizatës dhe profilizimi:

“Fourth Wave” do të zhvillohet përbrenda kornizës së ideve që për bazë kanë të majtën feministe, pasiqë besojmë se kjo na e mundëson një qasje më të drejtë e më gjithëpërfshirëse ndaj shoqërisë. Gratë e vajzat, djemt e burrat e organizatës tonë tani, dhe ata që do të bashkohen në të ardhmen do të japin kontributin e tyre në këtë linjë, dhe kësisoj t’ua njohim përvojen dhe kontributin unik gjithëseciles/it. Përmes gjithëpërfshirjes në diskutim e ndërgjegjësim, të zhvillojmë një betejë e cila nuk e lë askënd pas dhe nuk e bën asnjërin më pak të rëndësishëm për ndryshimin kolektiv, që është i domosdoshëm.

Solidarizimi feminist nuk nënkupton solidarizim vetëm nga gratë dhe për gratë, solidarizimi feminist është lëvizje politike kolektive që meton të ndryshoj politika, të krijoj mekanizma për të vendosur drejtësi, të sjellë në tavolinë në çdo hapësirë private e publike, kritikën feministe dhe të ndërgjegjësojë e masivizojë luftën kundër shtypjes. 

Qëllimi i themelimit të këtij grupi “Fourth Wave” është që të përçojmë sa më gjërë rezistencën tonë ndaj sistemit patriarkal, të ushqejmë barazi dhe t’i vendosim themelet e një shoqërie që si fillim respekton subjektin e tjetrit, pa marrë parasysh gjininë, racën, apo orientimin seksual. 

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.