Rasti i Betina Ymeri na ka prekur të gjithëve. Shpresat që të arrihej drejtësi për vetëvrasjen e Betinës i drejtuam kah Gjykata, e cila sot vendosi ta liroj krejtësisht nga aktakuza shtyesin, të cilin familja konsideron që e çoi Betinën në vetëvrasje. Kjo e rëndon edhe më tepër çdo grua e cila në vazhdimësi përjeton dhunë sistematike e që mund të përfundoj e vetvrarë. Ky rast mund të ndikojë edhe në rastet e vetëvrasjeve tjera që nuk e kanë raportin e njejtë. Shpresat tani i kemi vendosur te Gjykata e Apelit, ku bëjmë thirrje që ta trajtojnë rastin me kujdes dhe t’i konsiderojë provat që i ka dorëzuar familja, ku shihet qartë që Betina ka përjetuar dhunë sistematike nga i fejuari.
Këtu nuk është veç Betina. Këtu janë të gjitha gratë në Kosovë. Sistemi mund t’i braktis gratë, por na nuk e braktisim njëra-tjetrën. Kjo luftë e jona për drejtësi nuk përfundon me kaq. Ne do të vazhdojmë të protestojmë dhe të ngremë zërin për drejtësi, për secilin rast në Kosovë.