



1 Maji nuk është vetëm ditë pushimi. Është ditë për me kujtu se puna, jeta, koha dhe trupi ynë nuk duhet të shihen vetëm si mjete prodhimi e fitimi.
Në një sistem që mat vlerën me produktivitet, gratë dhe personat e margjinalizuar mbajnë mbi vete dyfish e trefish punë: punë të paguar keq, punë të pasigurt, punë në shtëpi, kujdes për të tjerët, punë emocionale dhe mbijetesë të përditshme.
Nuk ka barazi gjinore pa drejtësi ekonomike. Nuk ka liri pa paga të dinjitetshme, pa kushte të sigurta pune, pa mbrojtje nga ngacmimi, pa njohje të punës së kujdesit dhe pa hapësirë për organizim kolektiv.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, qëndrojmë me punëtoret, me gratë që punojnë pa u parë, pa u paguar e pa u mbrojtur, dhe me secilin trup që refuzon të shfrytëzohet në heshtje.
Puna e grave nuk është ndihmë.
Nuk është detyrim i heshtur.
Nuk është e padukshme.
Është punë.
Dhe meriton drejtësi.
