Liria për të punuar – me zgjedhje, në kushte dinjiteti, sigurie dhe drejtësie – është pjesë përbërëse e mirëqenies njerëzore. Garantimi që gratë ta kenë këtë të drejtë është një qëllim i rëndësishëm në vetvete.
Ndonëse vështirësitë në tregun e punës dhe mungesa e të drejtave të punëtorëve është problem për të gjithë, për gratë ashtu edhe për burrat, megjithatë gratë janë të mbipërfaqësuara në lloje të caktuara të punëve të cenueshme: burrat kanë më shumë gjasa të punojnë në punë për llogari të tyre, ndërsa gratë kanë më shumë gjasa të ndihmojnë në familjet e tyre ose në bizneset e të afërmve.
Gratë edhe kur të punësohen, punojnë në punë me cilësi të ulët, punësohen në profile që vlerësohen më pak, paguhen më pak, dhe në kushte më të pavolitshme ku cënueshmëria e tyre është e madhe dhe ka pak shpresë për përmirësim në të ardhmen e afërt.