1. Fushata vetëdijesuese

POZITA E GRAVE NË TREGUN E PUNËS NË KOSOVË – NJË PASQYRIM I PËRGJITHSHËM

Liria ekonomike luan një rol qendror në fuqizimin e grave si në jetën private edhe në atë publike. Gratë që janë të punësuara, sidomos ato të ardhurat e të cilave u sigurojnë atyre stabilitet financiar, kanë pushtet më të madhë në marrjen e vendimeve brenda familjes së tyre pordhe në shoqëri.

Kushtet e punës për gratë e punësuara në sektorin privat nuk janë të mira. Ato ballafaqohen me probleme që lidhen me kushtet e punës, të tilla si mungesa e kontratave dhe puna jashtë orarit të rregullt të punës pa kompensim. Në sektorin privat, më shumë se 30 përqind e grave nuk kanë kontratë pune dhe nga ato që kanë kontratë më shumë se gjysma punojnë me kontratë me afat të kufizuar, me kohëzgjatje mesatare prej 10 muajsh.

Kushtet e tilla të punës, edhe pse në dukje u japin liri financiare përkohësisht, nuk u siguron atyre siguri në punë ose siguri financiare afatgjatë.

Më shumë se gjysma e grave janë të punësuara në sektorin privat, kjo do të thotë se kushtet e pafavorshme të punës në këtë sektor ndikojnë në numrin aktiv të grave në tregun e punës.

Duke marrë parasysh se më shumë se gjysma e grave janë të punësuara në sektorin privat, këto çështje ndikojnë në një numër të madh të grave aktive në tregun e punës.

Kushtet e punës dallojnë shumë në sektorin privat nga ai publik, Gratë në sektorin privat punojnë me orar më tëgjatë, ndërsa paguhen mesatarisht 26 për qind më pak se gratë në sektorin publik.

Për më tepër, më shumë se 75 përqind e grave nuk marrin kompensim për punë jashtë orarit asnjëherë.

Masa që do të siguronin që punëtorët të kenë kontrata të rregullta të punës dhe që sigurojnë respektimin e të drejtat e punëtorëve, siç janë rritja e numrit të inspektorëve të punës, mund të çojnë në përmirësimin e kushteve të punës, veçanërisht në sektorin privat.

Më shumë se gjysma e grave e konsiderojnë të mjaftueshme kohëzgjatjen e pushimit të lehonisë siç parashihet me ligj. Por në realitet shumica e grave kanë marrë më pak se 9 muaj pushim të lehonisë. Në bazë të hulumtimit, tre nga katër gra besojnë që baballarëve duhet të ju garantohet me ligj mundësia që të marrin pushimin e atësisë.

Barrierat e vazhdueshme me të cilat gratë përballen në punësim rezultojnë nga mundësitë e kufizuara në tregun të punës, por edhe nga kufizimet shoqërore që rrjedhin nga rolet gjinore të paracaktuara në Kosovë.

Gratë e anketuara e konsiderouan mungesën e vendeve adekuate të punës si pengesën kryesore me të cilën përballen kur kërkojnë punësim, e pasuar nga mungesa e kohës për të punuar për shkak të detyrimeve familjare dhe mungesa e mundësive për punë me kohë të pjesshme.

Gratë me arsim të lartë përballen me pengesa edhe më të mëdha kur kërkojnë punë që janë të përshtatshme për kualifikimet e tyre. Këta indikatorë tregojnë një boshllëk të qartë në mes të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, sidomos për gratë, hendek ky i cili mund të kalohet me rritje të numrit të vendeve të punës me orar më fleksibël dhe me kohë të pjesshme nga punëdhënësit.

Punësimi është hap i rëndësishëm drejt pavarësimit ekonomik të grave dhe si mjet për përmirësimin e pozicionit të tyre brenda familjes dhe shoqërisë.*

*Nga hulumtimi i Institutit Riinvest.

Contributor

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.