1. Fushata vetëdijesuese

Pabarazitë në pronësinë e biznesit dhe të drejtat pronësore

Kosova, përkundër garancive legjislative për barazi gjinore, përballet me pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e biznesit, të drejtat pronësore dhe qasjen në financa.

Sipas një studimi hulumtues të Institutit GAP, gratë zotërojnë vetëm 18% të bizneseve në Kosovë. Kjo statistikë nënvizon një hendek të madh gjinor në sipërmarrje. Ka shumë barriera që i pengojnë gratë të fillojnë biznese, të tilla si qasja në burimet e nevojshme, normat patriarkale dhe mosmbështetja institucionale.

Pavarësisht garancive ligjore për të drejta të barabarta në pronë, burrat trashëgojnë afërsisht 80% të të gjithë pronës në Kosovë çdo vit, sipas të dhënave të AKK-së. Të dhënat zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës tregojnë se gratë posedojnë vetëm 15% të pronës, krahasuar me 74% të pronave në pronësi të burrave. Këto gjetje tregojnë praktika diskriminuese në trashëgimi dhe ligjet mbi pronësinë, duke kontribuar në qasjen e kufizuar të grave në të drejtat pronësore.

Contributor

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.