1. Fushata vetëdijesuese

DIJA SI ÇLIRIM!

Profesoresha e vrarë nga forcat policore sërbe, Fatime Xhaka.

Fatime Xhaka, e lindur më 28 mars, të vitit 1952 në Vushtrri, do të kishte fatin e njëjtë si shumë civil të tjerë të pafajshëm në pranverën e vitit 1999 në Mitrovicë, ku do të vritej nga policia sërbe, së bashku me burrin e saj, Musli Xhaka, me të dalë nga shtëpia e tyre.

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pas shumë vrasjeve të intelektualëve mitrovicas, në krye me Latif Berishën.

Pushteti jugosllav i asaj kohe kishte aspirata të qarta; përveç vrasjeve të civilëve dhe dëbimeve masive të qytetarëve të Kosovës nga vendbanimet e tyre, shuarjen e intelektualëve, si zë kryengritës nëpërmjet edukimit.

E arsimuar për Edukim Fizik, Fatime Xhaka, punoi ndër vite në shkolla fillore të qytetit të Mitrovicës, së fundmi në shkollën fillore “Musa Hoti” (ish – “Meto Bajraktar”).

Si grua punëtore në arsim, kishte dy linja nëpërmjet të cilave shquhej nga kujtimet e familjes, kolegëve dhe nxënësve; shtytja e vazhdueshme që ua bënte vajzave mitrovicase për edukim dhe thyerja e stereotipeve shoqërore, si mungesë lirie në radhë të parë, e më pas si çalim i edukimit brezor.

Fatime Xhaka shquhej për karakterin rebelues, ku edukimin e shihte si çlirim. Kujtimet e nxënësve të saj, në sallën e dikurshme të Edukatës Fizike, shpalosnin ligjërimet dhe bisedat që bënin së bashku me të për nevojën e edukimit të gjeneratave të reja, drejtësinë e munguar me të cilën po përballeshim në atë kohë.

Në mes të tjerash, atë ende e kujtojnë si një grua me plot jetë, sharm dhe stil të veçantë veshjeje.

Dita e 15 prillit, do të ishte tragjike për Fatime Xhakën, ku së bashku me burrin e saj, Musli Xhakën, vriten nga policia serbe. Fillimisht kjo e fundit do të merrte të parin Musliun, por këmbëngulësia e vazhdueshme e Fatimes, që të ishte pranë tij në ato momente kritike, bëri që dalja e saj nga shtëpia të ishte e fundit në jetën e saj.

Objekti publik që shërben për aktivitete sportive në Mitrovicë, i quajtur dikur “Partizan” do të barte emrin e profesoreshës së ndjerë që nga viti 2000. Mijëra aktivitete sportive dhe kulturore kanë kaluar nga dyertë e “Fatime Xhakës” dhe jo vetëm.

Mbesim me shpresën që institucionet përkatëse do të shënjojnë diku brenda objektit të dhëna për jetën dhe veprën e saj, në veçanti për kontributin arsimor dhe sportiv që ia dhuroi komunitetit, vendosur tashmë në kujtesën tonë kolektive.

*Ky shkrim është publikuar fillimisht në platformën Myriad, me autor Besart Peci, aktivist i shoqërisë civile

Contributor

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.