Organizata Fourth Wave është e shqetësuar me të dhënat e marra nga Policia e Kosovës – Rajoni i Mitrovicës lidhur me rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave për periudhën Prill-Korrik.
Gjatë këtij tre mujorëshi janë raportuar:
– 64 raste të dhunës në familje
– 60 raste të dhunës me viktima gra dhe vajza
– 1 rast i sulmit seksual
– 1 rast i dhunimit
Ndërkaq vetëm në 13 raste, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit. Këto të dhëna vetëm sa dëshmojnë për gjendjen e mjerueshme të sigurisë së grave dhe vajzave në rajonin e Mitrovicës dhe nevojën urgjente për të ndërmarrë hapa në mënyrë që gratë dhe vajzat të kenë hapësira të sigurta dhe të lira.
Ftojmë Policinë që t’i trajtoj këto raste me prioritet, profesionalizëm dhe korrektësi.