Publikimet

Thirrje për Trainer/e

Termat e References

“Të folurit në publik”

Informata të përgjithshme:

Fourth Wave është Organizatë Joqeveritare e dedikuar për avancimin e drejtësisë shoqërore me një ideologji feministe. Misioni ynë është të adresojmë dhe luftojmë çështjet sistematike që prekin gratë, komunitetet e margjinalizuara dhe punëtorët në Kosovë, duke krijuar një shoqëri më të barabartë për të gjithë.

Fokusi ynë i veprimit është në tre fusha: 1. Aksionet në rrugë: Në Fourth Wave, ne besojmë se mbajtja e pushtetit përgjegjës është thelbësore për ndryshimet shoqërore. Pra, kur identifikojmë abuzime me pushtetin, qofshin ato në praktikat policore, procedimet gjyqësore apo institucionet arsimore, ne protestojmë përmes aksioneve simbolike për të shprehur mospajtimin tonë dhe për të kërkuar llogari akterët relevant. Përmes këtyre aksioneve protestuese ne përpiqemi t’u bëjmë presion palëve përgjegjëse për t’i adresuar këto çështje që lidhen me të drejtat e njeriut.

2. Ligjëratat feministe dhe edukimi dixhital: Ne jemi të përkushtuar të rrënjosim vlerat feministe tek brezat e rinj duke ofruar ligjerata të rregullta feministe. Këto ngjarje janë të hapura për publikun ku ftojmë ekspertë të cilët trajtojnë një sërë çështjesh duke përfshirë punën e papaguar, të drejtat seksuale dhe riprodhuese, ndërthurjen e klasave shoqërore me feminizmin, gazetarinë e grave në Kosovë, organizimin e protestave nga gratë në Kosovë etj. Përveç ligjëratave në person, ne merremi edhe me edukim virtual përmes fushatave ndërgjegjësuese për të kundërshtuar narrativat patriarkale dhe seksiste që janë dominuese në këtë epokë dixhitale ku po jetojmë. Ne gjithashtu dënojmë dhe sfidojmë në mënyrë aktive gjuhën patriarkale, seksiste, homofobike, raciste dhe fashiste të përdorur nga individë me ndikim.

3. Ndihma juridike dhe psikologjike: Ndihma juridike dhe psikologjike për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe familjet e viktimave të femicideve është thelbi i punës sonë. Fourth Wave ofron ndihmë juridike dhe psikologjike për ata që janë të prekur nga dhuna me bazë gjinore. Ne angazhojmë avokatë për të përfaqësuar të mbijetuarit, duke mbuluar tarifat e tyre ligjore dhe duke monitoruar nga afër çdo rast për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Projekti është i mbështetur nga: European Endowment for Democracy (EED)

Shërbimi: Trainer/e për të folurit në publik

Vendi: Mitrovica

Data e Publikimit: 15 Gusht 2024

Data e fundit: 23 Gusht 2024

Fillimi i trajnimit: 2 shtator 2024

Mbarimi i trajnimit: 13 shtator 2024

Kontraktuesi: Fourth Wave NGO

Objektivat:

Përgatitja e grave/vajzave për të folurit në publik, për të përfaqësuar kauzën feministe në hapësirat publike.

Aktivitetet:

– Zhvillimi i një kurrikule 10 ditore për zhvillimin e trajnimit

– Zhvillimi i një trajnimi 10 ditor për gratë/vajzat për të folurit në publik

– Fasilitimi i diskutimit dhe praktika edukative interaktive me pjesëmarreset

– Raportimi për arritjet e pjesëmarreseve

Rezultatet e pritura:

● 20 vajza gra të trajnuara dhe të pajisura me njohuri rreth të folurit në publik

● Rreth 20 gra të angazhuara në hapësirat e tyre për të përçuar frymë feministe në rrethet ku ato jetojnë dhe veprojnë

Kohëzgjatja e trajnimit: 10 ditë

Kriteret: Të ketë të përfunduar bachelor komunikim masiv ose të ngjashme

Minimumi tre vite eksperiencë si trajner/e në fushën e komunikimit

Procedura e Aplikimit

Të interesuarit mund t’i dërgojnë CV-të e tyre nëpërmjet emalit info@4thwave.org dhe një letër interesimi për punën dhe për ideologjinë feministe, po ashtu edhe një propozim financiar. Data e fundit për dërgimin e dokumenteve është jo më larg se 23 Gusht 2024, 16:00.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.