About

“Fourth Wave” është një organizatë që zhvillohet në kuadrin e ideve të majta feministe, me besimin se kjo qasje na mundëson një perspektivë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse ndaj shoqërisë. Gratë dhe vajzat, djemtë dhe burrat e organizatës sonë, dhe ata që do të bashkohen në të ardhmen, kontribuojnë në njohjen e përvojave dhe kontributit unik të secilit prej nesh. Përmes përfshirjes në diskutim dhe ndërgjegjësim, synojmë të zhvillojmë një betejë që nuk lë askënd pas dhe e bën secilin të rëndësishëm për ndryshimin kolektiv që është i domosdoshëm.

Solidarizimi feminist nuk nënkupton vetëm solidarizim nga gratë dhe për gratë. Ai është një lëvizje politike kolektive që synon të ndryshojë politikat, të krijojë mekanizma për vendosjen e drejtësisë dhe të sjellë kritikën feministe në çdo hapësirë private dhe publike. Ne angazhohemi për të ndërgjegjësuar dhe masivizuar luftën kundër shtypjes.

Qëllimi i themelimit të “Fourth Wave” është përçimi i rezistencës ndaj sistemit patriarkal, ushqimi i barazisë dhe vendosja e themeleve të një shoqërie që respekton subjektin e tjetrit, pa marrë parasysh gjininë, racën apo orientimin seksual.

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Name

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.