Sot si “Fourth Wave” dolëm në rrugët e Vushtrrisë në prag të 8 Marsit për të tërhequr vëmendjen për një çështje e cila është tentuar të kalohet në heshtje: ngacmimet dhe sulmet seksuale të kryera nga shoferët e taksive ndaj vajzave dhe grave. Ne shpalosëm një çarçaf nga kalaja e Vushtrrisë me një mesazh të fuqishëm për t’i dhënë jehonë kësaj çështje: “Përshëndetje! A bon një taksi pa ngacmues/ sulmues seksual?”
Ky veprim nuk ishte thjesht një aksion simbolik; ishte një thirrje për veprim. Ne refuzojmë të pranojmë një realitet ku vajzat dhe gratë kanë frikë të marrin një taksi, një mënyrë transporti që duhet të jetë e sigurt dhe e besueshme. Ne kërkojmë llogari nga kompanitë e taksive dhe institucionet e sigurisë për të siguruar që shoferët të mbahen përgjegjës për krime të tilla.
Aksioni ynë protestues ishte një qëndrim revoltues kundër normalizimit të çdo lloj dhune seksuale në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë në solidaritet me të mbijetuarat, duke u bërë të ditur se nuk janë vetëm dhe se zërat e tyre kanë rëndësi.
Ka ardhë koha që kudo, kurdo, çdo grua dhe vajzë të mund të lëviz lirshëm pa frikë nga ngacmimet apo sulmet seksuale.