1. Fourth Wave Aksionet

Aksion protestues:“A u ni në Drenicë pushka veç për burra a edhe për gra?”

Sot, në qytetin e Skenderajt, lëshuam një çarçaf me mbishkrim: “A u ni në Drenicë pushka veç për burra a edhe për gra?”

Kjo pyetje, është një thirrje për reflektim mbi luftën e vazhdueshme për barazi gjinore dhe mbrojtjen e jetës së grave. Drenica, një rajon emblematik i luftës së Kosovës për liri dhe pavarësi, simbolizon sakrificat e bëra të popullit të Kosovës për vetëvendosje. Pikërisht këtu, janë themelet e rezistencës për çlirimin e Kosovës.

Megjithatë, teksa shënojmë 25 vjet nga ato kohë të trazuara, gjurmët e dhunës janë ende të mëdha, ndonëse në një formë tjetër. Sot, gratë në Kosovë përballen me një armik të ri: dhunën me bazë gjinore. Pavarësisht sakrificave të bëra gjatë luftës, gratë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës me bazë gjinore, shpesh nga duart e partnerëve të tyre. Ky realitet i zymtë na ballafaqon me një të vërtetë të madhe: nëse pushka në Drenicë u ni për liri, barazi dhe pavarësi, atëherë u ni edhe për gratë, por aq sa për burra.

Lufta për barazi gjinore nuk është një betejë e së shkuarës; është një luftë e vazhdueshme që kërkon vëmendjen dhe veprimin tonë sot.

Prandaj në këtë ditë thirrjet tona mbeten të njejta: LIRI, BARAZI, SOLIDARITET.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.