Çka është aktivizmi?
Procesi i të bërit fushatë të organizume me qëllim të arritjes së ndryshimeve shoqnore dhe politike. Aktivizmi siç kuptohet nga vet rranja e fjalës që do me thanë me qenë i lëvizshëm për diçka.
Çka na shtyn në aktivizëm?
Në aktivizëm na shtynë pakënaqësia me rendin/gjendjen politik dhe/ose shoqnor në të cilin jemi.
Cilat janë metodat e aktivizmit?
· Aktivizmi virtual, Denoncim, Simbolizëm, Vetëdijësim, informim, Organizim në terren
Aktivizmi në terren:
– Pengim fizik, pamundësim/pengim i diçkaje
– Protestë fizike
– Denoncim me prani fizike
– Aksione simbolike
– Aksione “guerile”
o Përdorimi i forcës dhe/ose sabotazhës
o Përdorimi i mjeteve të pjesëmarrjes qytetare
A ka aktivist pa organizatë/lëvizje?
Çdo aktivizt i përket një lëvizjeje.
Çka është organizata?
Një trupë e organizume njerëzish me qëllime specifike
Çka është lëvizja?
Lëvizja është një moment shoqnor ku grupe dhe/ose organizata të ndryshme të cilat diferencohen prej njëra tjetrës si në qëllime ashtu edhe në përdorimin e metodave, apo thjesht diferencohen në identifikim, krijojnë sinergji (ndonjëherë edhe pa dijen e tyre ose pa e pasë synim), për të adresu çështje shoqnore dhe/ose politike.
A ka aktivist ex/inter ideologjik?
Çdo lloj i aktivizmit dhe çdo aktivist si rrjedhojë, i takon një ideologjie me ose pa vetëdijen e aktivistit.
Çka është ideologjia?
Sistem i ideve që formojnë bazën ekonomike, politike dhe shoqnore përmes një teorie politike ose politikave të propozume.
Ç’është idea?
Mendim ose sugjerim për një varg veprimesh drejt një qëllimi përtej-individual.
Aktivizmi si trend kulturor
Nganjëherë të rinjtë e identifikojnë veten si aktivistë vetëm për faktin se e konsiderojnë si diçka e modës ose si mundësi për ngritje në karrierë e fitimprurëse (kjo e fundit aplikohet ma shumë në vendet perëndimore).
Aktivizmi si nevojë për përkatësi në grup ose indentitet të caktuar.
Shpeshherë në aktivizëm kyçen personat që kanë nevojë për përkatësi në grup. Ka të tillë që përgjatë viteve i ndryshojnë grupet për të cilat bëjnë aktivizëm. Mund të jenë persona të vetmuar që nuk arrijnë të socializohen mirë dhe mjaftueshëm në shoqëri. Po ashtu, persona që përjetojnë kriza të thella identitare për arsye të ndryshme, e shohin aktivizmin si mënyrë për ta formësuar identitetin e tyne apo thjesht për ta paraqitur veten si pjesë të një grupi identitar.
Aktivisti ideal
Person me formim mbi mesatar intelektual, me qartësi të përkatësisë ideologjike i gatshëm/guximshëm për sakrifica materiale dhe fizike për ta mbrojtur idenë/ideologjinë e vet. Nuk do të thotë t’i ketë këto cilësi para se të vijë në lëvizje, mund të formohet nga organizata ose lëvizja.
*Foto nga ligjerata e pestë feministe me temën “Aktivizmi si mjet qëllimor, jo si qëllim në vete”, ligjëruar nga Rron Gjinovci.