Ashtu si burrat e tyre, gratë me ngjyrë kanë punuar derisa nuk kanë mundur të punojnë më. Ashtu si burrat e tyre, ato kanë marrë përsipër përgjegjësitë e ofruesve të familjes. Cilësitë joortodokse femërore të vetëbesimit dhe të mbështetjes te vetja – për të cilat gratë me ngjyrë janë lavdëruar shpesh, por më shpesh janë qortuar – janë reflektim i punës së tyre dhe betejave të tyre jashtë shtëpisë. Por, ashtu si motrat e tyre të bardha të quajtura “shtëpiake”, ato kanë gatuar dhe pastruar dhe kanë edukuar dhe rritur një numër të pallogaritshëm fëmijësh.