Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka ftuar gjashtë atletë afganë – tre gra dhe tre burra – në “konsultime me komitetin Olimpik kombëtar të mërguar të Afganistanit”.
Megjithatë, zëdhënësi i drejtorisë së sportit të qeverisë talebane, Atal Mashwani, tha se “vetëm tre atletë përfaqësojnë Afganistanin”. Ai vazhdoi, “në Afganistan sportet e vajzave janë ndalur. Kur nuk praktikohen sportet e vajzave, si mund të përfaqësojnë ekipin kombëtar?”
Të tre gratë dhe dy burrat jetojnë jashtë Afganistanit. Gratë do të garojnë në atletikë dhe çiklizëm. Pjesëmarrësit do të garojnë nën flamurin zi, kuq dhe jeshil të regjimit të vjetër të Republikës Afgane.
Talibanët i kanë përjashtuar gratë nga sporti që nga marrja e pushtetit të tyre në vitin 2021, të cilin Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si një aspekt të “aparteidit gjinor”.