1. Fourth Wave Aksionet

Drejtësi për Liridona Ademaj:”S’lejojmë të harrohet”

Fourth Wave ndërmorri një aksion protestues për të shprehur kërkesën tonë për drejtësi ndaj rastit të Liridona Ademaj, e cila humbi jetën tragjikisht si pasojë e femicidit në Kosovë. Aksioni ynë u mbajt në rrugën ku asaj iu morr jeta. Sllogani “Drejtësi për Liridona Ademaj. S’lejojmë t’harrohet”, simbolizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj kujtimit të saj dhe kërkimit të së vërtetës.

Ne i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë, që ta trajtojë këtë çështje me seriozitetin më të madh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të përcaktuara në Konventën e Stambollit, e cila ndalon gjykimet morale.

Është e domosdoshme që dëshmitë, veçanërisht ato që përfshijnë akuza për tradhëti, të vlerësohen në mënyrë të paanshme, duke siguruar një proces të drejtë ligjor.

Liridona Ademaj meriton një gjykim të drejtë, si edhe çdo rast tjetër i femicidit që po merr jetët e grave në Kosovë.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.