1. Fourth Wave Aksionet

“Kujdes! Në këtë shtet ka femicid!”

Sot, Fourth Wave shpalosi një flamur me mbishkrim “Kujdes! Në këtë shtet ka femicid!” në kufirin e Hanit të Elezit me Maqedoninë e Veriut, duke shërbyer si një kujtesë e krizës alarmante të rasteve të femicidit që kanë kapluar shoqërinë tonë. Në një vend ku gratë vriten thjesht sepse janë gra, duhet të jemi të gjthë vigjilentë për rrezikun që na u kanoset. Meqenëse rastet e femicidit vazhdojnë të rriten dhe jetët e humbura reduktohen në statistika nga autoritetet shtetërore, e në mes të këtyre rasteve përfshihen edhe gra të shteteve të tjera, pra një grua argjentinase dhe një ukrainase në Kosovë andaj ne jemi të detyruar të sigurojmë që çdo grua që kalon në Kosovë të jetë e vetëdijshme për këtë epidemi.
Ky është një realitet i zymtë që kërkon vëmendje dhe veprim të menjëhershëm nga shteti. Ne refuzojmë të pranojmë femicidin si normë. Andaj nga këtu kërkojmë drejtësi, llogaridhënie dhe angazhim të vendosur nga shteti për të mbrojtur jetën e grave.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.