1. Fourth Wave Aksionet

Manifestet feministe

Fourth Wave ka dorezuar manifestet feministe, ku filluam me QKMF – Mitrovicë, dhe u takuam me Dr. Sanije Nimoni, Kryeshefe e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, për të diskutuar rreth thirrjeve të manifestit feminist, të cilin ia dorëzuam, brenda sistemit të kujdesit shëndetësor.

Manifesti ynë feminist për institucionet shëndetësore synon të jetë një model për tu ndjekur nga punonjësit shëndetësor, i cili mbron të drejtat e grave, duke respektuar autonominë trupore dhe duke përfshirë qasjen në abort dhe kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës riprodhues. Spitalet, si gurthemele të kujdesit mjekësor, duhet të krijojnë mjedise që mbështesin këto parime.

Shpërndarjen e manifesteve feministe e vazhduam tek Komuna e Mitrovicës, ku u takuam me Besa Veselin, zyrtare për Barazi Gjinore. Dorëzimi i Manifestit Feminist për Komuna synon ta rrënjosë idenë se komunat duhet të jenë hapësira të barazisë, gjithpërfshirjes dhe fuqizimit të individëve e grupeve. Qytetet duhet të jenë qendrore në luftën për barazi dhe drejtësi gjinore, ku të drejtat e grave mbështeten dhe ku feminizmi qëndron në thelb të politikëbërjes, sepse vetëm atëherë mund të flasim për mirëqenie qytetare dhe hapësira që banohen me drejtësi.

Manifesti ynë për partitë politike është një thirrje për të ndërmarrë veprime transformuese për të garantuar barazi gjinore, drejtësi dhe siguri për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë.

Ne besojmë se politikëbërësit mbajnë përgjegjësinë kryesore për të udhëhequr këto ndryshime, pasi janë ata që mund të miratojnë politika që do të përmirësojnë pozitën e gruas në çdo aspekt të jetës—qoftë në politikë, në jetën publike ose në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Shpresojmë që ky manifest të shërbejë si një thirrje zgjimi për të reflektuar mbi përgjegjësinë që liderët tanë mbajnë në përmirësimin e pozitës së grave në Kosovë.

Manifestin Feminist ia dorëzuam edhe Dekanit të Fakultetit Juridik në UIBM, z.Islam Qerimi, duke qenë se ne besojmë se institucionet arsimore janë hallkat më të rëndësishme në formësimin e mendjeve të së ardhmes.

Ky manifest feminist duhet të jetë udhërrëfyes për mësimdhënësit, profesorët, që ata duhet të luftojnë pabarazinë gjinore dhe strukturat patriarkale përmes veprimeve të tyre të drejta duke qenë vet shembull i barazisë.

Institucionet kanë përgjegjësi jo vetëm t’i përgjigjen dhunës, por edhe ta parandalojnë atë. Andaj, Manifestin Feminist ia dorëzuam Drejtoreshës Rajonale të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci, si thirrje që policia duhet t’i jap përparësi përvojave të jetuara të të mbijetuareve të dhunës me bazë gjinore, duke u siguruar që historitë e tyre të dëgjohen dhe të veprohet me kujdes, ndjeshmëri dhe urgjencë.
Falenderojmë Policinë e Kosovë në rajonin e Mitrovicës për bashkëpunimin dhe korrektësinë në aktivitetet të cilat kanë për qëllim vetëdijësimin qytetar.

Ne, si feministe/ë, angazhohemi që shkolla t’u përkasë të gjithë nxënësve, ku secili, pavarësisht identitetit gjinor, të ndihet i vlerësuar dhe të kuptojë që zëri i tij peshon. Manifestet feministe i shpërndam në shkollat e mesme, SHME “Hasan Prishtina”, SHMLM “Xheladin Deda” , SHMLT “Arkitekt Sinani”, dhe Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë, ku treguam për punën e organizatës sonë dhe qëllimin e manifestit. Ky manifest feminist duhet të jetë udhërrëfyes për mësimdhënësit, profesorët, që ata duhet të luftojnë pabarazinë gjinore dhe strukturat patriarkale përmes veprimeve të tyre të drejta duke qenë vet shembull i barazisë.

Qytetet duhet të jenë qendrore në luftën për barazi dhe drejtësi gjinore, ku të drejtat e grave mbështeten dhe ku feminizmi qëndron në thelb të politikbërjes. Një manifest feminist ia dorëzuam edhe shefit të kabinetit të Kryetarit të Mitrovicës, z.Valon Hetemi. Ky manifest u dedikohet komunave, sepse komunat duhet të jenë hapësira të barazisë, gjithpërfshirjes dhe fuqizimit të individëve e grupeve.

Në Komunën e Leposaviqit u takuam me kryetarin e kësaj komune, zt. Lulzim Hetemi, të cilit ia dorëzuam Manifestin Feminist i cili bën thirrje që komunat duhet të jenë hapësira të barazisë, gjithpërfshirjes dhe fuqizimit të individëve e grupeve. Qytetet duhet të jenë qendrore në luftën për barazi dhe drejtësi gjinore, ku të drejtat e grave mbështeten dhe ku feminizmi qëndron në thelb të politikëbërjes, sepse vetëm atëherë mund të flasim për mirëqenie qytetare dhe hapësira që banohen me drejtësi.
Na gëzon shumë fakti që në këtë komunë, përveç nënkryetares grua, mbi 60% e stafit në komunë janë gra, serbe dhe shqiptare, e cila tregon mbi bashkëjetesën që ekziston mes etnive të ndryshme dhe fuqizimit të grave në institucione vendimmarrëse.

Shpërndarjen e manifesteve feministe në Grupet Parlamentare e filluam me deputeten nga radhët e PDK-së, znj. Floretë Zejnullahu, të cilës ia dorëzuam Manifestin Feminist. Grupet Parlamentare si entitet i përfaqësimit të qytetarëve janë akterë kyç në hartimin e politikave që çojnë përpara kauzat feministe. Ky manifest feminist le të jetë rikujtim për përgjegjësinë që grupet parlamentare e kanë në ofrimin e hapësirave për gratë në politikëbërje.

Në Grupin Parlamentar të LDK-së takuam shefin e grupit parlamentar, z. Arben Gashi dhe deputetin. z. Driton Selmanaj të cilëve ua dorëzuam Manifestin Feminist, si thirrje për veprim, për ndryshime strukturore që do të ndërtojnë një shoqëri të lirë nga diskriminimi dhe dhuna me bazë gjinore.
Gjatë diskutimit, meqë jemi në prag të zgjedhjeve nacionale, pyetëm mbi vullnetin politik për të pasë listën e deputetëve me 50% gra dhe 50% burra. Nga ta morëm zotimin se nuk do të ketë listë me më pak se 40% gra. Megjithatë, zt. Gashi na tha se si Grup Parlamentar gratë i shohin si vlerë, e jo si kuotë. Ne si FoW, besojmë se në Kosovë ende nuk ka vetëdije politike ku gratë shihen si vlerë, andaj kuotat gjinore janë të domosdoshme.

Në Fakultetin e Bujqësisë ia dorëzuam Manifestin Feminist, profesoreshës, znj. Kaltrina Berisha. Ky manifest feminist duhet të jetë udhërrëfyes për mësimdhënësit, profesorët, që ata duhet të luftojnë pabarazinë gjinore dhe strukturat patriarkale përmes veprimeve të tyre të drejta duke qenë vet shembull i barazisë.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si mbikëqyrëse e pushtetit lokal, u takuam me zv.ministrin Arbër Vokrrii, të cilit ia dorëzuam Manifestin Feminist i cili bën thirrje që komunat duhet të jenë hapësira të barazisë, gjithpërfshirjes dhe fuqizimit të individëve e grupeve. Qytetet duhet të jenë qendrore në luftën për barazi dhe drejtësi gjinore, ku të drejtat e grave mbështeten dhe ku feminizmi qëndron në thelb të politikëbërjes, sepse vetëm atëherë mund të flasim për mirëqenie qytetare dhe hapësira që banohen me drejtësi.
Me zv.ministrin diskutuam për çështjet që prekupojnë gratë sikur dhuna me bazë gjinore dhe hapësirat publike të qasshme për të gjithë. Ne presim dorën e shtetit në përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri, pasi nevojitet ndërhyrje nga edukimi, institucionet e drejtësisë e deri tek hapësirat vendimmarrëse të cilat janë të pakta për gratë.

Na gëzon fakti që në Komunën e Drenasit, 50% e drejtorive janë të udhëhequra nga gratë. Ky është një hap i rëndësishëm për ofrimin e hapësirave vendimmarrëse për gratë, por lufta për barazi gjinore nuk mbaron këtu. Një Manifest Feminist ia dorëzuam edhe shefit të Kabinetit të Kryetarit të Drenasit, z. Skënder Berisha.

Ky manifest u dedikohet komunave, sepse komunat duhet të jenë hapësira të barazisë, gjithpërfshirjes dhe fuqizimit të individëve e grupeve.

Kuvendi si institucion i përfaqësimit të qytetarëve duhet të jetë institucioni kyç ku politikat gjinore shtyhen përpara. Andaj, një Manifest Feminist ia dorëzuam edhe Menaxheres së Zyrës së Kryetarit të Kuvendit, znj. Labëri Nishori. Urojmë që ky manifest të shërbej si thirrje për punën që duhet bërë në përmirësimin e pozitës së grave në shoqërinë kosovare.

Comments to: Manifestet feministe

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Attach images - Only PNG, JPG, JPEG and GIF are supported.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.