Një lloj i ri i të menduarit është i domosdoshëm nëse njerëzimi dëshiron të mbijetojë dhe të kalojë në nivele më të larta. Për të zgjidhur problemet e qëndrueshmërisë, ne duhet të dalim nga modelet e vjetra të të menduarit dhe të adaptojmë mënyra të reja. Kjo qasje na ndihmon të përballojmë sfidat e reja dhe të evoluojmë në një nivel më të lartë.
Norma dhe normalizimi – Normalizimi, siç është përkufizuar nga Michel Foucault, fillon me krijimin e një modeli të përsosur dhe përpjekjen për të bërë që njerëzit dhe veprimet të përputhen me këtë model. Normalja është ajo që përputhet me modelin, ndërsa abnormalja është ajo që nuk mund të përputhet me modelin (kështu të paktën krijohet narrativa). Është norma që përcakton çfarë është normale dhe anormale, jo e kundërta.
Mirëpo jo cdoherë norma është e pranishme. Në rastet kur dëshirojmë të normalizojmë një veprim që nuk është normë, sfidojmë dhe ndryshojmë normat ekzistuese për të përfshirë këtë paradigmë të re. Kjo përfshin prezantimin e paradigmës së re si një alternativë e vlefshme dhe gradualisht e bën atë të duket normale dhe e pranuar në shoqëri.
Fillimisht, norma ekzistuese sfidohet nga individë dhe grupe që prezantojnë argumente dhe modele që tregojnë se ndryshimi është i mundur dhe i dobishëm.
Roli i medias dhe industrisë së filmit – Media dhe industria e filmit luajnë një rol të madh në këtë proces. Për shembull, Hollywood-i ka ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve inter-racial dhe përfaqësimin pozitiv të grupeve të ndryshme etnike dhe komunitetit LGBT. P.sh Hollywood poashtu ka kontribuar në zbutjen e racizmit duke i vendosë në role kryesore personat nga grupe të ndryshme (me ngjyrë) . Këto paraqitje në media ndihmojnë që publiku të familjarizohet me këto ide dhe t’i pranojë ato si normale.
Gjenerata e parë Normalizimi që nuk është normë – ata nisin të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe jashtë normës. Këta individë sfidojnë pritshmëritë dhe normat ekzistuese, duke i hapur rrugë ndryshimeve sociale. Sado që fillimisht veprimet e tyre duken të pazakonta, me kalimin e kohës, shoqëria fillon të familjarizohet dhe t’i pranojë ato.
Ndryshimet sociale, paradigmat, dhe normalizimi
1. Normalizimi i kamariereve vajza: Nuk është konsideruar normale, janë vënë epitete të ndryshme negative. Pastaj kanë kaluar nëpër faza të normalizimit ( i cili është ende në proces).
2. Diversiteti fetar: Në të kaluarën, grupet fetare dhe kulturore në Mitrovicë përballeshin me mungesë njohjeje, qe con edhe në paragjykim. Kohët e fundit, ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit dhe respektit për diversitetin fetar dhe kulturor.
3. Strukturat familjare: Tradicionalisht, strukturat familjare në Mitrovicë ishin të ngurta, me një kryefamiljar i cili vendoste gjithçka. Tani, ka një pranim të shtuar të strukturave të ndryshme familjare, përfshirë familjet me një prind, bashkëjetesën, komunitetin
LGBTIQ, etj.
4. Shëndeti Mendor: Problemet e shëndetit mendor dikur ishin të stigmatizuara, sidomos nga djemtë. Sot, ka një fokus të shtuar në shëndetin mendor, me programe edukative dhe shërbime mbështetëse që ndihmojnë në eliminimin e stigmatizimit.
5. Divorcet: Në shoqërinë tradicionale të Mitrovicës, personat që ishin divorcuar ishin të stigmatizuar, gjithmonë duke tentuar të gjindej një arsyetim. Me kohë shihet një pranim më të madh të divorceve edhe për çështjet e tjera, dhe ndryshimeve tjera.
Roli i punës sociale – Puna sociale është një profesion i bazuar në praktikë dhe një disiplinë akademike që promovon ndryshimin dhe zhvillimin shoqëror, kohezionin social dhe fuqizimin e njerëzve. Parimet e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut, përgjegjësia kolektive dhe respekti për diversitetin janë thelbësore për punën sociale. Puna sociale angazhon njerëzit dhe strukturat për të adresuar sfidat e jetës dhe për të përmirësuar mirëqenien.
Adoptimi i normave – Me kalimin e kohës, përderisa gjithnjë e më shumë njerëz dhe institucione pranojnë dhe mbështesin paradigmën e re, normat ekzistuese fillojnë të ndryshojnë. Gradualisht, norma e re që personat me aftësi të kufizuara mund të punojnë në profesione të ndryshme bëhet pjesë e strukturës shoqërore dhe perceptohet si normale dhe e pashmangshme.
Përhapja dhe konsolidimi – Norma e re konsolidohet dhe përhapet më tej në shoqëri, duke u bërë standardi i ri ndaj të cilit përcaktohet çfarë është normale dhe anormale në lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Normalizimi i një paradigme të re përfshin procesin gradual të sfidimit të normave ekzistuese, prezantimin dhe përforcimin e paradigmës së re deri në pikën ku ajo bëhet e pranuar dhe e zakonshme në shoqëri.
Normalizimi është një proces kompleks që përfshin sfidimin e normave ekzistuese dhe prezantimin e paradigmave të reja. Duke sfiduar normat ekzistuese dhe duke prezantuar modele të reja, ne mund të ndryshojmë perceptimet dhe të krijojmë një shoqëri më të përfshirë dhe të qëndrueshme. Diversiteti dhe puna sociale luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces, duke promovuar drejtësinë sociale dhe respektin për të drejtat e njeriut.
Foto nga ligjerata e shtatë feministe me temën:”Ndryshimi social, normalizimi i paradigmave të reja dhe konteksti i Mitrovicës”- me ligjërues Edin Lahi