Sot, organizata “Fourth Wave” ndërrmori një aksion që synon të përçojë një mesazh vetëdijësues tek masa e gjerë, për çështjen e femicidit në Kosovë. Përmes shpalosjes së flamurit në lojën e basketbollit mes “KB Trepca” dhe “Sigal Prishtina”, ne rikujtojmë se vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Thirrja në flamur “Këta nuk janë vec numra, janë emra të grave të vrara nga burrat” shërben si një kujtesë e fortë që jetët e humbura të grave nuk mund të mbeten thjesht statistika. Sot dhe çdo ditë tjetër, ne i bëjmë thirrje shoqërisë që të luftojmë kolektivisht deri në çrrënjosjen e femicidit, dhe derisa cdo jetë e gruas të trajtohet me dinjitet dhe shteti duhet të ndërrmarrë hapa konkret për të çrrënjosur sistemin shtypës të patriarkatit dhe për të mbrojtur në mënyrë aktive jetët e grave.
Këta nuk janë veç numra, janë emra të grave të vrara nga burrat:
1. Xhyla Gashi;
2. Diana Kastrati;
3. Antigona Morina;
4. Donjeta Pajazitaj;
5. Miradie Hetemi;
6. Zejnepe Berisha;
7. Dafina Zhubi;
8. Flora Omuri;
9. Igballe Llalloshi;
10. Sevdije Berisha;
11. Mervete G.;
12. Emine Abazaj;
13. Valbona Marku;
14. K. Ndrecaj;
15. Hatije Dina;
16. Armenda Aliu;
17. Sabile Mavrovqani;
18. Makfire Zuka;
19. Sebahate Morina;
20. Marigona Osmani;
21. Lirie Qerimaj;
22. Besjana Rama;
23. Shqiponje Isufi;
24. Sanije Godanci;
25. Hamide Magashi;
26. Liridona Ademaj.
*Fotot: Elvir Behrami