Vitet ‘50, ‘60, ‘70 ishin vitet kur revolucioni seksual dhe feminist kishte kapluar Amerikën, që pavarësisht këtyre lëvizjeve vazhdonte të ishte një vend që i përkiste burrave.
Të gjitha këto pasqyrohen bukur edhe nëpërmjet dëshmive të reklamave që trashëgojmë nga ajo kohë dhe që në ditët e sotme në vendet ku barazia gjinore ka prioritet, janë të papranueshme.
Megjithatë, dëshmi të tilla, janë raste të mira studimi që shpjegojnë se sa thellë janë të rrënjosura idetë maskiliste që përqafohen shpesh edhe nga gratë.