Shkeljet e të drejtave të punëtorëve që ngjajnë në Kosovë janë nga më të ndryshmet, prej punës joformale pa kontratë, pa përfitime sociale dhe kontribute pensionale e deri te puna gjatë fundjavës, puna me orar të gjatë pa pagesë për orët shtesë, mosrespektimi i pushimit vjetor, mosrespektimi i pushimit për gjidhënie, ndërprerje e punësimit, pushim pa pagesë sipas ligjit, shpërfillja e kuotës gjinore etj.
Këto janë sfida që rëndojnë jetën e grave në tregun e punës e shpesh edhe faktorët që i lënë gratë jashtë tregut të punës. Këto shkelje janë shumë më të përhapura në tregun privat të punës dhe rrjedhimisht prodhojnë këto pasoja të rënda për jetën e grave.Edhe pse të drejta të garantuara me ligj, mungesa e implementimit të ligjit, i lë punëtoret gra nën mëshirën e “vullnetit të lirë” të bizneseve.
– Gratë punojnë pa kontrata pune,
– Punojnë edhe ditëve të vikendit pa kompensim shtesë
-Nuk u respektohet e drejta për pushim të lehonisë dhe e drejta për kompensim me pagë gjatë pushimit
– Nuk u mundësohet gjidhënia për foshnjat edhe pse e garantuar me ligj
-Ndëshkohen me përjashtim nga puna (ose nuk i marrin në punës fare) në raste të shtatzënisë
– U ofrohet punë me kushte të papërballueshme pas lindjes së fëmijëve
– Detyrohen të kthehen në punë pa e shfrytëzuar pushimin e lehonisë për shkak të pagës së ulët dhe pamundësisë për ta përballuar jetesën.
-Kur kujdesi ndaj familjes vështirësohet nga puna, gratë janë ato që priten të heqin dorë nga puna.
*Të dhëna të marra nga raporti i QKSGj-së