Ne gjithashtu mashtrojmë veten duke menduar se mund t’i evitojmë punët e shtëpisë. Por sa nga ne, përkundër punës jashtë shtëpisë, kemi shpëtuar pa i përfunduar? A mundemi gjithashtu të mohojmë idenë e bashkëjetesës me një burrë? Çka nëse pushohemi nga puna? Çka kur fillojmë të plakemi dhe humbasim pushtetin minimal që rinia (riprodhimi) dhe bukuria (riprodhimi femëror) na ofron sot? E fëmijët? A do të pendohemi ndonjë ditë për faktin se kemi vendosur mos të kemi fëmijë? A jemi të gatshme të pagujmë çmimin e izolimit dhe përjashtimit? Por, a mundemi në fakt të përballojmë marrëdhëniet me burra?
Pyetja është kjo: pse janë këto të vetmet mundësi dhe cila luftë do të na mundësojë tjera?