1. THENIE NGA AUTOR/E FEMINIST

Silvia Federici

Sa i përket propozimeve të socializimit dhe të kthyerit punët e shtëpisë në punë kolektive, janë dy shembuj që bëjnë dallimin midis këtyre mundësive dhe perspektivës tonë. Mundësia që të ndërtojmë një çerdhe sipas dëshirave tona dhe të kërkojmë që shteti të paguaj për të është një gjë, mirëpo është krejt diçka tjetër nëse ia dorëzojmë fëmijët tanë shtetit dhe kërkojmë nga shteti t’i kontrollojë ata, t’i disiplinojë, t’i mësojë ta nderojnë flamurin amerikan jo vetëm për pesë orë por për njëzet e katër orë.

Ne mundemi të organizohemi në komunitete dhe ta planifikojmë mënyrën sesi ushqehemi dhe të kërkojmë nga shteti të paguajë për të por është diçka krejt e kundërt të kërkojmë nga shteti të na ushqejë. Në rastin e parë ne fitojmë kontroll minimal mbi jetra tona, në rastin e dytë ne fuqizojmë kontrollin e shtetit mbi ne.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.