Ashtu siç zoti krijoi Evën për t’i dhënë kënaqësi Adamit, ashtu edhe kapitali krijoi amviset për t’u shërbyer fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht punëtorëve burra — t’i rrisë fëmijët e tij, t’i arnojë çorapet e tij, t’ia përkëdhelë egon e nëpërkëmbur nga puna dhe nga marrëdhëniet shoqërore (thelbi i të cilave është vetmia) që kapitali ka krijuar për të.
Ёshtë pikërisht ky kombinimi i veçantë i punës fiizike, emocionale dhe seksuale që përfshihet në performancën e gruas kundrejt kapitalit që e bën aq pozicion specifik atë të të qenurit amvise, barra e së cilës është aq e madhe sa edhe e padukshme. Nuk ndodhë rastësisht që burrat fillojnë të mendojnë për martesë në momentin kur fillojnë të punojnë për herë të parë.