Në fakt, të kërkosh pagë për punë të shtëpisë nuk do të thotë së nëse fillojmë të paguhemi do të vazhdojmë t’i kryejmë këto punë por nënkupton pikërisht të kundërtën. Duke thënë se duam para për punë të shtëpisë ne bëjmë hapin e parë drejt refuzimit të plotë të kryerjes së punëve të shtëpisë.
Vetëm duke kërkuar pagë, puna jonë do të vërehet e që është parakushti kryesor në luftën kundër punës, në aspektin e punëve brenda shtëpisë por edhe kundër karakterit të tyre monstrouz si punë që i takojnë virtytit femëror.