Përkundër akuzave të “ekonomizimit” ne duhet të kujtojmë se paraja është kapital dhe rrjedhimisht ka fuqinë të kontrollojë punën. Pra duke përvetësuar ato para që janë fryti i punës të nënave dhe gjysheve tona njëkohësisht do të thotë të minimizosh pushtetin e kapitalit për të kontrolluar punën tonë. Gjithashtu nuk duhet të mashtrohemi nga pushteti i parasë në ç’mitizimin e feminitetit tonë duke vë në pah atë feminitet në punë, pasi që mungesa e pagës ka qenë aq e shkathët në formësimin e atij roli dhe fshehjes së punës tonë.
Duke kërkuar pagë për punë të shpisë në e bëjmë të qartë se mendjet tona, trupat tanë, ndjenjat tona janë shtrembëruar me një qëllim specifik dhe na është imponuar një model ndaj të cilit ne duhet të përshtatemi nëse duam të pranohemi si gra në shoqëri.