Ne jemi amvise, punëtore seksi, infermiere, psikologe; ky është thelbi i idesë së bashkëshortes “heroike” që festohet në “Ditën e nënës”. Ne themi: mjaft festuat ekspolatimin tonë, heroizimin tonë të supozuar. Prej tash e tutje, ne duam para për çdo minutë të harxhuar duke punuar në shtëpi, në mënyrë që të fillojmë të refuzojmë disa punë, dhe përfundimisht të gjitha.
Në këtë kuptim, asgjë tjëtër s’do të ketë efekt më të madh sesa të tregojmë se virtytet tona femërore kanë një vlerë monetare të kalkulushme që deri sot i kanëshërbyer kapitalit i cili ka përfituar duke na shtypur; dhe nga sot e tutje do të jenë vetëm në shërbimin tonë, kundër kapitalit, dhe në përputhje me forcën tonë të organizimit.