1. THENIE NGA AUTOR/E FEMINIST

Silvia Federici, “Pagë për punë të shtëpisë”

Duhet ta pranojmë se kapitali ka qenë shumë i suksesshëm në vjedhjen e punës tonë. Ka krijuar një kryevepër të vërtetë në kurriz të grave. Duke na mohuar pagën për punët e shtëpisë dhe duke e transformuar atë në një akt dashurie, kapitali ka vrarë shumë zogj me një gur. Pikë së pari, ka përfituar punë gati se falas dhe është siguruar që gratë, në vend se ta kundërshtojnë, ta shohin këtë punë si gjëja më e mirë në jetë (fjalët magjike: “Po, e dashur, je një grua e vërtetë”).

Për më tepër, ka disiplinuar edhe punëtorin burrë – duke e bërë gruan e tij të varur nga puna dhe paga e tij, duke e vënë kështu në kurth ku ai disiplinohet. Atij i ofrohet një shërbëtore pasi që ai vetë ka shërbyer mjaftushëm në fabrikë apo zyre. Në fakt, roli jonë si gra është të jemi të papaguara por të lumtura, mbi të gjitha shërbëtore të sjellshme të “klasës punëtore”, pra asaj shtrese të proletariatit të cilit kapitali i ka dhënë më shumë pushtet shoqëror.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.