1. Ligjeratat

Trupi im, e drejta ime

Sot, një nga aspektet më të debatuara të autonomisë trupore janë të drejtat riprodhuese. Shëndeti riprodhues është një koncept që përfshin edhe mirëqenien fizike, mendore dhe sociale në të gjitha aspektet që lidhen me sistemin riprodhues, funksionet dhe proceset e tij. Kjo nënkupton jo vetëm mungesën e sëmundjeve ose çrregullimeve, por edhe një gjendje të plotë të mirëqenies. Me pak fjalë, shëndeti riprodhues përfshin qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në planifikimin e familjes, kontrollin e lindjeve dhe trajtimin e sëmundjeve të lidhura me sistemin riprodhues.

Të drejtat riprodhuese përfshijnë të drejtën e individit për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të përgjegjshme për numrin dhe kohën e lindjeve, si dhe të drejtën për qasje në informacion dhe shërbime që i ndihmojnë ata të realizojnë këto vendime.

Kultura të ndryshme kanë praktika dhe besime të ndryshme rreth autonomisë trupore. Në disa kultura, praktika si gjymtimi gjenital femëror (FGM) dhe martesat e rregulluara sfidojnë konceptin e autonomisë trupore. Rreth 37 mijë vajza nën moshën 18 vjeçare martohen çdo ditë në botë, sipas Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në nivel global, 200 milionë gra dhe vajza i janë nënshtruar ndonjë forme të FGM-së, e cila nënkupton heqjen ose lëndimin e organeve gjenitale femërore të jashtme për arsye jo mjekësore.

Sot, një nga aspektet më të debatuara të autonomisë trupore janë të drejtat riprodhuese. Shëndeti riprodhues është një koncept që përfshin edhe mirëqenien fizike, mendore dhe sociale në të gjitha aspektet që lidhen me sistemin riprodhues, funksionet dhe proceset e tij. Kjo nënkupton jo vetëm mungesën e sëmundjeve ose çrregullimeve, por edhe një gjendje të plotë të mirëqenies. Me pak fjalë, shëndeti riprodhues përfshin qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në planifikimin e familjes, kontrollin e lindjeve dhe trajtimin e sëmundjeve të lidhura me sistemin riprodhues.

Të drejtat riprodhuese përfshijnë të drejtën e individit për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të përgjegjshme për numrin dhe kohën e lindjeve, si dhe të drejtën për qasje në informacion dhe shërbime që i ndihmojnë ata të realizojnë këto vendime.

E drejta për abort – Kjo e drejtë përfshin të drejtën e gruas për të vendosur vet për trupin e saj dhe për të zgjedhur nëse dëshiron të ndërpresë një shtatzëni. Një nga argumentet kryesore në favor të abortit është se çdo grua ka të drejtën të ketë kontrollë mbi trupin e saj.

Ligjet që rregullojnë abortin ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Në disa vende, aborti është plotësisht i ligjshëm dhe i qasshëm, ndërsa në të tjerat është i kufizuar ose i ndaluar plotësisht. Ligjet mbi abortin shpesh reflektojnë normat kulturore, fetare dhe shoqërore të vendeve të caktuara.

Irlandë: Deri në vitin 2018, Irlanda kishte ligje shumë kufizuese për abortin. Referendumi për shfuqizimin e Amendamentit të Tetë shënoi një ndryshim të rëndësishëm drejt njohjes së autonomisë trupore të grave.

Shtetet e Bashkuara: Vendimi Roe kundër Wade në 1973 legalizoi abortin në mbarë vendin, por betejat e fundit ligjore tregojnë se qasja në abort është ende një çështje e kontestuar.

Kontrolli i lindjes – Qasja në kontracepsion është një tjetër aspekt kyç, i cili i lejon individët të vendosin nëse dhe kur të kenë fëmijë. Megjithëse ka pasur përparime të dukshme në edukimin dhe qasjen ndaj metodave të kontrollit të lindjeve, në Kosovë shkalla e përdorimit të kontraceptivëve vazhdon të mbetet e ulët.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në përdorimin e ulët të kontracepsionit është mungesa e qasjes në to. Në qytetet e mëdha të Kosovës ka farmaci dhe qendra shëndetësore ku mund të gjenden metoda të ndryshme të kontracepsionit si pilulat, prezervativët, spiralet intrauterine (IUD) dhe metodat hormonale.

Megjithatë, në zonat rurale, kjo qasje është më e kufizuar dhe shpeshherë gratë nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të gjitha opsionet që janë në dispozicion. Në disa komunitete, ende ekzistojnë tabu dhe stigmatizim rreth përdorimit të kontracepsionit, gjë që pengon gratë të kërkojnë dhe përdorin këto metoda.

Autonomia seksuale – Autonomia seksuale përfshin të drejtën për të marrë vendime në lidhje me aktivitetet dhe marrëdhëniet seksuale.

Parimi i pëlqimit në marrëdhënie seksuale është thelbësor. Pëlqimi seksual mbetet gjerësisht i keqkuptuar në Kosovë. Kjo është bërë e dukshme në rastet e fundit të dhunimeve seksuale të cilat hapën një diskutim shoqëror mbi pëlqimin. Çdo formë e detyrimit ose manipulimit të një personi tjetër për të kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj/tij është dhunim. Kjo vlen edhe për personat të cilët janë në marrëdhënie martesore. Nëse pëlqimi nuk ipet vullnetarisht si rezultat i vullnetit të lirë, atëherë marrëdhënia seksuale është dhunim.

Edukimi mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i rëndësishëm sepse aftëson të rejat dhe të rinjtë me informata të duhura për shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin si dhe të zhvillojnë marrëdhënie të shëndosha sociale dhe seksuale.

Shëndeti menstrual

Ndonëse menstruacionet ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e grave, diskutimi mbi to vazhdon të jetë i mangët. Vajzat dhe gratë anekënd botës vazhdojnë të përballën me mungesë të informatave bazike mbi shëndetin menstrual për shkak se menstruacionet shihen si probleme personale të tyre e nuk trajtohen në nivelin e shëndetit publik.

Fatkeqësisht shumë gra për shkak të kushteve të rënduara ekonomike nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë në vendet e varfra përdorin gjëra të tilla si peshqirë, lecka, apo pelena në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet.

Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit. Taksa për produkte menstruale që ekziston në Kosovë është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundërkushtetuese.

Foto nga ligjerata e gjashtë feministe, me Leonida Molliqaj me temën “Trupi im, e drejta ime”.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.