Kudo që shohim, vërejmë se punët që gratë i bëjnë janë vetëm vazhdim i kushteve të punëve të shtëpisë me të gjitha nuancat e saj. Kështu, jo vetëm se bëhemi infermiere, shërbëtore, mësuese, sekretare -të gjitha funksionet për të cilat jemi trajnuar në shtëpi -por përjetojmë edhe të njëjtat kufizime si në shtëpi sikurse është izolimi, fakti se jeta e njerëzve tjerë varet nga ne ose pamundësia të kuptojmë se kur fillon dhe mbaron puna jote, ku mbaron puna jonë dhe fillojnë dëshirat tona.