1. Fourth Wave Aksionet

Fourth Wave thërret për veprim kundër femicidit

Duke parë rritjen e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe formës më esktreme të saj – femicidit, ne si Fourth Wave përmes këtij aksioni simbolik sot e zaptojmë hapësirën publike dhe kërkojmë përgjegjësi institucionale për shkallën e lartë të dhunës me bazë gjinore në Kosovë.

Realiteti shqetësues i grave në Kosovë, na tregon që për 15 vite, në mënyrë tronditëse, 26 gra kanë humbur jetën, kryesisht nga duart e dikujt me të cilin kanë pasë marrëdhënie intime apo lidhje familjare.
Ky numër nuk mund të mbetet thjesht statistikë, por thirrje urgjente për reflektim shoqëror, ndërgjegjësim dhe veprime konkrete për të adresuar dhe parandaluar raste të mëtejshme të femicidit. Këto shifra alarmante na shtyejnë të përballemi me shkaqet rrënjësore të dhunës me bazë gjinore dhe të punojmë kolektivisht për të krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë/a.

Këto kukulla, të veshura në atë mënyrë që të simbolizojnë grupet e ndryshme shoqërore të shtypura në Kosovë, janë më shumë sesa figura të pajeta në këte aksion. Ato mishërojnë idenë se si shteti i sheh qytetarët e tij – si kukulla që duhet t’iu nënshtrohen pritshmërive dhe normave të shoqërisë. Ashtu sikur këto kukulla janë veshur për të përfaqëusar grupe të ndryshme të shtypura shoqërore, jetët tona formësohen dhe kufizohen nga sisteme shoqërore sikur patriarkati heteronormativ, sistem që mirëmbahet nga shteti, e i cili nuk po arrin t’i mbrojë qytetaret e tij.

Pavarësisht statistikave, për ne është shqetësuese heshtja institucionale, e cila përjetëson ciklin e dhunës ndaj grave. Heshtja rreth femicidit është tregues i qartë se shteti duhet të ndërrmarrë hapa konkret për të çrrënjosur sistemin shtypës të patriarkatit dhe për të mbrojtur në mënyrë aktive jetët e grave.

Sot thërrasim për veprim institucional dhe njohje të vlerave dhe të drejtave të çdo individi, përtej kufinjve të pritshmërive shoqërore.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.