1. Fourth Wave Aksionet

Minatorët nuk kanë marrë paga që dy muaj

Në dy muajt e fundit minatorët janë përballur me një situatë e cila tashmë po përsëritet që disa herë: minatorët nuk kanë marrë paga që dy muaj. Kjo situatë e rëndë, me të drejtë, ka shkaktuar revoltë tek Sindikata e Minatorëve, të cilët argumentuan se me këto paga ata i mbajnë familjet e tyre. Për dekada me radhë, minatorët kanë duruar keqtrajtime nën menaxhimin e shtetit; një herë nga regjimi i kohës e tani nga shteti i Kosovës.

Menaxhmenti i Trepçës i është përgjigjur kësaj krize duke fajësuar minatorët për performancë të dobët, duke e shfrytëzuar këtë si arsyetim për mosdhënien e pagave. Kjo përgjigje është e patolerueshme. Është e papranueshme të ndëshkohen punëtorët duke i privuar nga mjeti prej të cilit ata jetojnë – paga. Ka mekanizma për adresimin e çështjeve të performancës – dhe asnjëra prej tyre nuk duhet të përfshijë mosdhënien e pagave nga të cilat varen punëtorët për të mbështetur veten dhe familjet e tyre.

Andaj, ne sot si “Fourth Wave” organizuam një aksion proteste duke vendosur një çarçaf pranë zyrës së Menaxhmentit të Trepçës me mesazhin: “Çështja e minatorëve është çështje feministe. Stop eksploatimit!”

Feminizmi nuk ka të bëjë vetëm me barazinë gjinore, por edhe me sfidimin e të gjitha formave të shfrytëzimit dhe padrejtësive. Përpjekjet me të cilat përballen minatorët janë epitoma e çështjeve më të gjera sistematike që ndikojnë në mënyrë disproporcionale në klasën punëtore, duke përfshirë gratë. Shfrytëzimi në vendin e punës është në thelb i lidhur me pabarazitë gjinore, ku gratë shpesh përballen me padrejtësi ekonomike e sociale.

Andaj sot i bëjmë thirrje menaxhmentit të Trepçës që ta zgjidhë këtë çështje menjëherë, t’ua jap pagat minatorëve dhe të përmirësojë kushtet e punës. Për më tepër, i bëjmë thirrje shtetit që të mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe t’i japë fund shfrytëzimit sistematik që po prek në mënyrë direkte minatorët.

Ne besojmë se çështja e minatorëve është çështje feministe dhe do të vazhdojmë të avokojmë për të drejtat e tyre.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.