1. Fourth Wave Aksionet

KËRKOJMË HAPËSIRA TË SIGURTA PËR GRATË DHE VAJZAT

Para disa ditësh u tronditëm me një lajm ku një paciente është sulmuar seksualisht nga një punëtor spitali në Vushtrri. Meqë lajmet për dhunën shumëdimensionale ndaj grave janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, dhe këto ditë jemi përballur me plagosje e dhunë deri në vdekje, ne nuk mund të rrinim duarkryq ndaj një akti të tillë. Andaj sot si Fourth Wave shkuam pranë Spitalit dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare ku shpalosëm një flamur me mbishkrim: “A ka ndonjë hapësirë publike ku gratë janë të sigurta?”. Ky aksion është revoltë kundër një kulture të mospërfilljes për sigurinë e grave në hapësirat publike në mbarë Kosovën.

Kur një spital – një institucion ku individët shkojnë për të kërkuar ndihmë mjekësore – bëhet vend i shkeljes së integritetit seksual, atëherë kjo së pari tregon për shkeljet etike të profesionistëve shëndetësor dhe është tregues i qartë që për gratë në Kosovë asnjë vend nuk është i sigurt. Pra, vendet ku besohet se duhet të respektohet dinjiteti i njeriut, janë vatra të abuzimit.

Ky rast është simptomë e kalbjes sistemike. Nga Policia, Gjykatat, Shkollat, Spitalet, e hapësirat e punës janë duke na treguar se gratë e vajzat nuk mund t’i marrin shërbimet e garantuara pasi mund të përballen me kërcënim të mirëqenies së tyre dhe se nuk mund ta kenë sigurinë e respektin që e meritojnë.

Ne kërkojmë një rishikim të plotë të mënyrës sesi menaxhohen hapësirat publike dhe si trajtohen gratë brenda tyre, Nevoja për ndryshim është urgjente dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa gratë të ndihen vërtet të sigurta dhe të vlerësuara në çdo cep të hapësirave publike.

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.