Kuptohet, puna në kushtet e kapitalizmit është punë brutale. Kuptohet, është jokreative dhe tjetërsuese. Megjithatë, me gjithë këtë, fakti mbetet se në punë, gratë mund të bashkohen me motrat e tyre – dhe në të vërtetë me vëllezërit e tyre – për të sfiduar kapitalistët në pikën e prodhimit.
Si punëtorë, si aktiviste militante në lëvizjen punëtore, gratë mund të gjenerojnë fuqinë reale për të luftuar shtyllën dhe përfituesen e seksizmit e që është sistemi kapitalist monopol.