Thirrje për kompani të printimit / Termat e Referencës
Informata të përgjithshme:
Fourth Wave është Organizatë jo-qeveritare e dedikuar për avancimin e drejtësisë shoqërore përmes ideologjisë feministe. Misioni ynë është adresimi dhe angazhimi për çështjet sistematike që prekin gratë, komunitetet e margjinalizuara dhe punëtorët në Kosovë, duke krijuar një shoqëri më të barabartë për të gjithë.
Projekti është i mbështetur nga: European Endowment for Democracy (EED).
Qëllimi i thirrjes:
Kjo thirrje ka për qëllim të angazhojë një kompani të printimit për nevojat e projektit
Përshkrimi i Shërbimeve të kërkuara:
60 Korniza – të dizajnuara dhe të printuara me përshkrimet nga organizata FoW
Kornizat të jenë me dimensione 50mmx40mm
Të gjitha informacionet tjera do të ndahet me kompaninë e cila do të përzgjedhet.
Kriteret:
Të kenë përvojë të konsiderueshme në ofrimin e shërbimeve të printimit.
Të ofrojnë referenca dhe shembuj të projekteve të ngjashme të përfunduara me sukses.
Të kenë kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur kërkesat tona në kohë dhe me cilësi të lartë.
Aftësi për të punuar sipas afatit kohor të përcaktuar në kontratë.
Afati i thirrjës:
Kompanitë e interesuara të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri me 10 tetor 2024 në emailin zyrtar info@4thwave.org
Të interesuarit t’i dërgojnë këto dokumentacione:
Propozimi Financiar – të jetë i detajuar
Referenca për kryrjen e punëve të ngjashme
Procesi i përzgjedhjes:
Përzgjedhja e kompanisë do të bëhet sipas vlerësimit të komisionit, në bazë të kritereve të plotësuara.