1. Ligjeratat

“Teknika të Avokimit – Me cilat mjete mundemi me bë ndryshimin?”

Hulumtimi dhe fushatat edukative: Kjo teknikë synon të kuptojë thellë një problem dhe të edukojë publikun për rëndësinë e tij. Hulumtimi e kthen fokusin tek shkaqet thelbësore, ndërsa fushatat edukative sensibilizojnë dhe ndërgjegjësojnë publikun për çështjet e ngritura. Këtu është theksuar rëndësia e tregimit të një storieje në komunikim të rezultateve të hulumtimit. Plasimi i tyre si statistika të thata është konsideruar si joefektiv. Po ashtu, është nënvizuar rëndësia e studimeve krahasimore me vendet e rajonit dhe më gjerë, në mënyrë që të kuptohet më mirë pesha e rezultateve të hulumtimit.

Komunikimi me mediet është një teknikë kyçe për të përçuar mesazhin tek audienca e gjerë dhe për të ndikuar në perceptimin publik. Prapavija, si TV, mikrofonat, podiumi dhe elementi vizual ku qëndron folësi, është e rëndësishme për të krijuar një imazh profesional dhe për të tërhequr vëmendjen.
Gjithashtu, përdorimi i gjestikulacioneve dhe performancës fizike e forcon ndikimin vizual dhe emocional të mesazhit të prezantuar.

Takimet me palët e interesit: Takimet me akterë qeveritarë dhe joqeveritarë janë të rëndësishme për të adresuar problemet dhe për të gjetur mbështetje në nivele të ndryshme të pushtetit. Këto takime mund të përfshijnë ministra, studentë dhe të mbahen në mjedise që krijojnë besim dhe dialog. Këtu është theksuar rëndësia e thirrjes së konstituencës në takime, në mënyrë që të gjithë të ndjehen pronarë të kauzës dhe të ndryshimit.

Aksionet simbolike janë veprime kreative që tërheqin vëmendje të madhe dhe godasin në një pikë të ndjeshme për të theksuar rëndësinë e çështjes, shpesh duke krijuar imazhe të fuqishme vizuale dhe emocionale. Është një nga teknikat më efektive që është përdorur në Kosovë.

*Foto nga ligjërata e dhjetë feministe me Gramos Buçinca, i cili ligjëroi temën: “Teknika të Avokimit – Me cilat mjete mundemi me bë ndryshimin?”

Thenie nga autor/e feminist

Artikuj

Të fundit

Login

Welcome to Typer

Brief and amiable onboarding is the first thing a new user sees in the theme.
Join Typer
Registration is closed.