Jemi shumë të lumtur/a që sot përmbyllëm trajnimin e të folurit në publik me gratë dhe vajzat e Mitrovicës.
Përgjatë 10 ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë më shumë mbi konceptet bazike të debatit, definimet, qëllimet, argumentimin si dhe analizat e temave, të trajnuar nga Njomza Tmava.
Shpresojmë që mësimet e marra në këtë trajnim, do të jenë një aset i vyer në të ardhmën, sidomos në avokimin për drejtësi shoqërore.
No Comments
Leave a comment Cancel