
Shpesh mendohet se shëndeti riprodhues fillon kur një person bëhet seksualisht aktiv dhe përfundon pasi kalon vitet riprodhuese. Në realitet, ai është relevant gjatë gjithë jetës.
Në adoleshencë
Kjo periudhë përfshin ndryshime të rëndësishme fizike dhe hormonale. Të rinjtë kanë nevojë për informacion të saktë mbi:
• pubertetin;
• menstruacionet;
• ndryshimet e trupit;
• marrëdhëniet;
• pëlqimin;
• higjienën;
• shëndetin seksual dhe riprodhues.
Mungesa e informacionit mund t’i shtyjë të rinjtë drejt burimeve jo të besueshme, miteve ose dezinformimit.
Në moshën riprodhuese
Këtu përfshihen çështje si :
• fertiliteti,
• planifikimi familjar
• shtatzënia
• lindja
• kujdesi për shëndetin seksual e riprodhues.
Në moshën më të rritur
Shëndeti riprodhues vazhdon të jetë relevant edhe pas viteve riprodhuese, përfshirë:
• ndryshimet hormonale
• menopauzën,
• shëndetin seksual
• parandalimin e problemeve të sistemit riprodhues.
