
Edhe kur një shërbim ekziston, nuk do të thotë domosdoshmërisht se të gjithë mund ta përdorin.
Pengesat mund të jenë:
Ekonomike
• Kostoja e vizitave
• Analizave
• Barnave
• Transportit
Gjeografike
• Largësia nga qendrat shëndetësore, veçanërisht për njerëzit që jetojnë në zona më të largëta.
Sociale
• Stigma
• Turpi
• Presioni familjar
• Normat gjinore.
Institucionale
• Mungesa e shërbimeve
• Stafit
• Privatësisë
Informative
• Mungesa e edukimit
• Përhapja e informacionit të pasaktë.
Kjo është arsyeja pse qasja në shëndetin riprodhues nuk matet vetëm me pyetjen “a ekziston një shërbim?”, por edhe me pyetjen “a mundet personi që ka nevojë realisht ta përdorë atë?”
