
Në prag të vendimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, rikujtojmë se ky nuk është vetëm një rast individual, por një test i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.
Vrasja e grave nuk është rast i izoluar, por pjesë e një fenomeni më të gjerë të dhunës me bazë gjinore. Kjo vrasje duhet të njihet dhe trajtohet si femicid, duke reflektuar realitetin e dhunës sistematike ndaj grave dhe nevojën urgjente për përgjegjësi institucionale.
Ne kërkojmë dënim maksimal për vrasësit e saj. Sepse çdo tolerim institucional sot, është rrezik për jetët e grave nesër.
