THIRRJE PËR OFERTË – PRINTIMI I REVISTËS

Fourth Wave po kërkon një kompani printimi për realizimin e revistës sonë të parë feministe, “Kërkush s’po fol për trupin”.

Revista sjell përmbajtje, perspektiva dhe zëra të ndryshëm mbi feminizmin, barazinë gjinore dhe përvojat e grave e komuniteteve të margjinalizuara, me fokus të veçantë në narrativat dhe normat që rrethojnë trupin e gruas.

Shërbimi i kërkuar përfshin:
• Printim full color
• Format A4
• 10 faqe, përfshirë kopertinat
• Booklet me kapëse në mes
• 320 kopje
• Dorëzimin e kopjeve të përfunduara

Nga ofruesit kërkohet:
• Ofertë financiare dhe çmim për kopje
• Të dhëna mbi kompaninë dhe kontaktet
• Përvojë relevante në printim
• Portfolio / shembuj të punëve të ngjashme

Afati për aplikim: 4 Shtator 2026

Ofertat duhet të dërgohen në:info@4thwave.org
Për specifikat e plota teknike dhe kriteret e përzgjedhjes, ju lutemi referojuni thirrjes së plotë.

Fourth Wave

Elementor not installed
Elementor not installed