Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Edhe sot, rikujtojmë se vrasja e grave kërkon trajtim urgjent.

Fourth Wave shpalosi çarçafin me emrat e grave të vrara nga burrat në Kosovë. Jo si një akt simbolik të radhës, por si një përballje me një realitet që institucionet vazhdojnë ta trajtojnë si të veçuar, të rastësishëm dhe individual.

Femicidi nuk është një seri rastesh. Është një formë e dhunës me bazë gjinore që prodhohet dhe përsëritet brenda strukturave shoqërore që e bëjnë jetën e grave të pasigurt.

Prandaj, pyetja nuk është vetëm kush i vrau ato. Pyetja është cilat struktura dështuan t’i mbrojnë dhe cilat struktura vazhdojnë ta mundësojnë dhunën?

Çarçafi me emrat e tyre është një dokument i kujtesës, por edhe një dokument i dështimit institucional. Emrat janë aty sepse përgjegjësia nuk mund të mbyllet me një aktgjykim, një deklaratë apo një minutë heshtje.

Gratë nuk duhet të mbijetojnë përmes vigjilencës së tyre individuale në një sistem që nuk garanton sigurinë e tyre.

Siguria e grave është çështje politike. Mbijetesa e grave është çështje strukturore. Dhe parandalimi i femicidit është përgjegjësi institucionale.

Ne nuk kemi nevojë për më shumë kujtesë pa përgjegjësi.

Kemi nevojë për institucione që e parandalojnë dhunën para se emri i radhës të shkruhet në çarçaf.

Elementor not installed
Elementor not installed